Ky është komenti i Sherfit pas fitores ndaj Besës

Skuadra e Gjilanit i është rikthyer fitoreve, ku sot mposhti me rezultatin final në 1:2 skuadrën e Besës.
Me golin e Prognit e Nikaç, Gjilani vendosi fitoren e madhe përballë Besës që shënoi vetëm një gol me Sylën, shkruan IndkesOnline
Pas ndeshjes foli edhe tkeniku i Gjilanit, Sallah Sherifi, i cili tha se skuadra e tij ambiciet do t’i arrijë lojë pas loje.
“Skuadra u paraqit shumë mirë, Besa ka skuadër të re dhe shumë të mirë. Na rrezikuan në pjesën e dytë, por i shpërdoruam dy raste të 100% që ndikuan në krizën e lojës në këtë sfidë. Busici pas rikthimit që ka pasur pas 7 muajve, ndoshta i falen dy rastet e humbura në ndeshjen e sotme.“Ne si skuadër i kemi ambiciet tona të cilat do të vazhdojnë lojë pas loje, kampionati është i gjatë dhe ka xhiro të mjaftueshme, distanca është e madhe por shpresojmë që lojë pas loje të luftojmë për pjesën e epërme”, tha Sherifi.
Gjilani renditet në pozitën e katërt me 26 pikë të mbledhura pas shtatëmbëdhjetë ndeshjeve të luajtura.