75 Mall Live Search
16:46 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / OSH

Dita e katërt e protestave, mjetet e rënda të policisë blindojnë Tiranën

Pas tre protestave të tre ditëve më parë për vrasjen e Klodjan Rashës, sot është lajmëruar të nisë në orën 18:00, protesta e katërt, ndërsa makinat e rënda të policisë kanë ‘pushtuar’ rrugët e kryeqytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.

Protestat e mëparshme janë shoqëruar me kaos.

Protestat nisën pas vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj. Për këtë të fundit është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërsa para trupit gjykues ka shfaqur edhe pendesë për vrasjen e të riut, duke i kërkuar edhe falje publike familjes Rasha.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme ka pasur protesta edhe në Shkodër dhe qytete të tjera dje, si në Korçë, Vlorë, Durrës, Fier.