75 Mall Live Search
21:32 / E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 / B O

“Seriozisht e keni?!”, FIFA tërbon Neymar, Francesco Totti e mbështet

Të enjten e ardhshme do të zhvillohet ceremonia për dhënien e çmimit “The Best 2020” nga FIFA. Sivjet “France Football” nuk do të shpallë fitues për “Topin e Artë”, teksa më i miri i këtij viti do të nderohet me çmimin e FIFA-s.

Tre janë kandidatë kryesorë: Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Robert Lewandowski, me këtë të fundit që ka shkëlqyer me gola e ndeshje fantastike, ka fituar 5 trofe me Bayern Munchen dhe është favoriti kryesor për “The Best 2020”.

Përjashtimi nga tre favoritët, e ka zemëruar Neymar. “Seriozisht e keni?!“, shkruan sulmuesi brazilian në rrjetet sociale. Mesazhi është për qeverinë botërore të futbollit, teksa komenti i tij ka marrë edhe pëlqimin e Francesco Tottit, legjendës së Romës.