Fury nuk përmbahet më: Joshua e pranoi se dëshiron ‘luftë’ me mua, dua ta nokautoj atë

Mbrëmë Joshua arriti që me mjaft mjeshtri ta mposhtë boksierin bullgar, Kubrat Pulev.
Joshua me një nokaut klasik në rundin e nëntë e mposhti Pulevin, duke mbrojtur kështu brezet e tij, IBF, WBA, WBO dhe IBO, shkruan IndeksOnline
Kështu, Joshua menjëherë pas meçit tha se ai dëshiron një takim me Tyson Fury, ku edhe ky i fundit i reagoi menjëherë duke pranuar këtë përballje, madje tha se do ta nokautojë, Joshuan.
“Ja ku e keni, të gjithë, Anthony Joshua e bëri në TV. Dhe thotë se e deshi duelin ndaj meje, por u fsheh në shkurre”, tha Fury.
“Unë e dua këtë ndeshje, dua të ndeshem me të dhe do ta nokautoj brenda dy raundeve, mezi pres ta nokautoj”, tha ai.
“Anthony Joshua është vetëm çështje kohe, do të të rrah ashtu si Deontay Wilder”, tha Tyson Fury, duke aluduar në ndeshjen e ardhshme ndaj Anthony Joshuas.
Kujtojmë se Joshua aktualisht ka 24 fitore në 25 ndeshje, një humbje dhe 23 meçe i ka përfunduar me nokaut./IndeksOnline/