Arrestohet një person në Shqipëri, strehoj 28 sirianë për t’i dërguar jashtë vendit

Një 52-vjeçar është arrestuar pasi së bashku me dy persona të tjerë, kanë strehuar 28 klandestinë nga Siria, për ti dërguar më pas jashtë vendit.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Njësinë Hetimore në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një makazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.