Pamje ekskluzive/ Momenti i arrestimit të tre personave që u kapën me 50 kg marihuanë!

Indeksonline sot raportoj për një aksion të Policisë së Kosovës mbrëmë, ku u arrestuan 3 persona dhe u konfiskuan mbi 50 kilogramë marihuanë.
Indeksonline po ashtu ka arritur të siguroj një video, ku Policët e Kosovës arrin të arrestojnë personat që kishin 50 kg marihuanë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate tregoj se në këtë operacion janë konfiskuar: 51 kg ( pesëdhjetë e një kilogram) e 664.6 gr substancë e dyshuar narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, 3 vetura, 8 telefona celularë dhe 980 euro, 30 franga,1 dollar; para të gatshme.
Njëri nga të arrestuarit ka nofkën Rr.Huti, mëson Indeksonline.