Portieri i parë kosovar që shënon gol në këtë sezon

Ulpiana ka arritur të siguroj biletën e çerekfinales së Kupës së Kosovës falë triumfit 2-0 ndaj Lirisë.
E veçanta e këtij takimi ishte padyshim goli i portierit, Armend Blakçori i cili realizoi në minutën e 77-të nga penalltia.
Goli i dytë që vulosi rezultatin përfundimtar u realizua nga sulmuesi prishtinas, Urim Statovci në minutën e fundit të ndeshjes.
Blakçori ka qenë një nga më të merituar se pse Ulpiana ka pasur sukses në këtë gjysmë-stinor vjeshtor.
Falë pritjeve spektakolare të tij, por edhe lojës me këmbë Ulpiana ka përfunduar vjeshtën në pozitën e dytë të Grupit B me pikë të barabarta me liderët e Flamurtarit, teksa tani në Kupë erdhi edhe goli i tij i parë me skuadrën.