Një tjetër mjek kosovar vdes nga COVID-19, kolegu i tij me postim prekës

Gjendja si pasojë e COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë.
Një doktor tjetër s’arriti ta fitojë betejën me këtë virus. Bëhet fjalë për dr. Nexhip Berishën, i cili ndërroi jetë sot.
Është drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, i cili ka bërë një postim prekës për mikun dhe kolegun e tij tashmë të ndjerë.
Ky është postimi i plotë:
Ti ike nga kjo botë duke e ditur se Vdekja është përfundim i një tregimi dhe fillim i një tjetri.
Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.
Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës
Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.
Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët
Shoku,miku ,kolegu yt Afrim Avdaj
