Juventus fiton me penallti ndaj Genoas

Juventusi ka mposhtur Genoan me rezultat 1-3 në ndeshjen e javës së 11-të të Serie A.
Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e 57-të të ndeshjes me golin e Paolo Dybalas.
Rezultatin e barazoi Sturaro në minutën e 61-të, shkruan Indeksonline.
Juve u rikthye me dy gola të shënuar nga penalltia nga Cristiano Ronaldo.
Portugezi shënoi në minutën e 78-të dhe 89-të të ndeshjes.
Me këtë fitore Juve ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 23 pikë, 3 më pak se Milani që kryeson tabelën. /IndeksOnline/