Milani shpëton në minutat shtesë, falë Theo Hernandezit

Milani ka barazuar me Parmën në “San Siro” me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Serie A.
Parma kaloi në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes me golin e Hernanit.
Mysafirët dyfishuan rezultatin në minutën e 46-të me anë të Kurtic, shkruan Indeksonline.
Dy minuta më vonë, Milani shënoi golin parë, ku Theo Hernandez realizoi me kokë.
I njëjti i shpëtoi rosonerët nga humbja kur në minutat shtesë barazoi rezultatin.
Skuadra e Stefano Piolit dominoi në përgjithësi ndeshjen, ku përveç një goli të anuluar goditi edhe disa herë shtyllën.
Me këtë barazim, Milani është në krye të tabelës me 27 pikë, tri pikë më shumë se Interi dhe katër më shumë se Napoli dhe Juventusi. /IndeksOnline/