75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / k.v

Rrahje mes një femre dhe një mashkulli në Prishtinë, intervenon policia

Për shkaqe ende të panjohura, të dielën rreth orës 18:00 janë rrahur ndëmjet vete një mashkull dhe një femër në qendër të Prishtinës.

Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, transmeton IndeksOnline.

Për rrahjen është njoftuar menjëherë prokurori i rastit, me vendim të të cilit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./IndeksOnline/