Arrestohen tre hajnat e dyshuar për futjen me forcë në një qendër tregtare

Hetuesit e stacionit policor të Hanit të Elezit, pas një pune të suksesshme operative kanë arritur që t’i identifikonin dhe arrestonin tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale: Vjedhje e rëndë.
Të dyshuarit, A.Z. (m/kosovar 22 vjeç), S,F. (m/kosovar 24 vjeç dhe një i mitur, më 07 dhjetor 2020, rreth orës 03:00 minuta, në Han të Elezit, kanë hyrë me forcë në lokalet e një qendre tregtare.
Aty kanë vjedhur 4.000 euro nga kasaforta dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë dy të dyshuarëve të parë, ndërsa ndaj të miturit 24 orë./Indeksonline/