75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Kërcënoi dy persona në Fushë Kosovë para 6 ditësh, arrestohet nga policia

Sot nga hetuesit policorë të  stacionit të Fushë- Kosovës, është arrestuar një person i  dyshuar për një rast kanosjeje, raporton IndeksOnline.

Ngjarja ka ndodhur më 08.12.2020 rreth orës 19:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona, të cilët kishin denoncuar rastin në polici.

“Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe  ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar me gjithë shmangien e tij. Kështu i dyshuari; Ø  A. B,  mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestua sot nga policia dhe iu  shqiptua masa e arrestit policor”, tha për IndeksOnlinen zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka bërë të ditur se ndaj tij është iniciuar rasti kanosje dhe me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48-orësh, ndërkohë që hetuesit policorë po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes.