Ujkani del nga izolimi, pas më shumë se 3 javësh e mposhti koronavirusin

Portieri Samir Ujkani është shëruar nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur ai në rrjetin social Instagram.
Ujkani ishte prekur nga Covid-19 më 22 nënor dhe për më shumë se 3 javë ai kishte qëndruar i izoluar, shkruan Indeksonline.
Gjatë kësaj kohe ai ka bërë testin disa herë por vazhdimisht rezultoi pozitiv.
Dyshohet 32 vjeçari u infektua nga virusi gjatë grumbullimit me Kosovën, pasi trajneri Bernard Challandes dhe disa lojtarë tjerë dolën pozitiv.
Ujkani do të jetë në dispozicion të Torinos për ndeshjen e ardhshme ndaj Romës.
/Indeksonline/