75 Mall Live Search
16:05 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Prokurori përmend marsin e vitit të ardhshëm si kohë kur mund të nis gjykimi ndaj Salih Mustafës

Në Tribunalin Special në Hagë po mbahet konferenca për ecurinë e çështjes ndaj ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Prokurori i Specializuar tha se procesi i nxjerrjes së provave në këtë rast po shkon drejt fundit dhe se presin që shumë shpejt të përfundojë ky proces paragjyqësor.

Ai tha se duhet të jenë gati që në mars të vitit të ardhshëm të fillojë procesi gjyqësor kundër Mustafës.

“Dua të shpreh qëndrimin e Prokurorsë në lidhje me bazën për këtë proces paragjyqësor. Procesi i nxjerrjes së provave është nga fundi. Prokuori synon që ta përfundojë fazën paragjyqësore të procedurës nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe të kalojmë në fazën gjyqësore sa më shpejtë që është e mundshme. Duke pasur parasysh këtë, duhet të gjithë ta kemi si datë të synuar për fillimin e gjykimit diku marsin e vitit 2021”, tha prokurori.