75 Mall Live Search
16:52 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Jennifer Lopez çel sfidën e re duke u frymëzuar nga i riu shqiptar

Nuk besojmë se ka ditë më të lumtur për të riun, Ardit Nreca, i cili doli në faqen me 134 milionë ndjekës të Instagramit, të Jennifer Lopez dhe në TikTok-un e saj.

I riu shqiptar, fans i zjarrtë i Jennifer, postoi një video në TikTok, me sfidën #InTheMorningChallenge, ku kërcente këngën më të fundit të këngëtares me famë botërore.

Mbretëresha e këngës e pëlqeu shumë këtë kërcim të Arditit në TikTok, kështu që e postoi në faqen e saj, por dhe Instagram.

Pastaj Arditi e postoi videokërcimin edhe në Instagram dhe Jennifer i komentoi në video duke shkruar: “E adhuroj këtë zemër!”.

Por kjo nuk është e gjitha.

Pasi pa videon e Arditit, Jennifer çeli zyrtarisht sfidën e kërcimit, në Instagram dhe Tik-Tok, duke i bërë tag edhe të riut, nga i cili u frymëzua për sfidën.

“Faleminderit Mbretëreshë që po bën kërcimin tim! Kurrë s’mendoja se kjo ditë do të vinte!”-shkruan Arditi në Instagram.\