75 Mall Live Search
21:20 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

Pamje/ Rrotullohet një BMW X5 në Fushë-Kosovë, lëndohet një person

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të jetë shqetësues.

Një veturë e tipit e BMW X5 është rrotulluar mbrëmjen e sotme në Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës. Ku sipas saj një person është lënduar.

“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Nëna Terezë, në Fushë Kosovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.

IndeksOnline sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.