75 Mall Live Search
22:25 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

Familja e Dua Lipës dekorojnë pemën e Vitit të Ri

Dhjetori për shumëkë është një nga muajt më të bukur të vitit.

Ky perceptim vjen nga fakti se festat e fundvitit, të mbushura me plotë drita e gjallëri, ndikojnë në rritjen e humorit te njerëzit, shkruan Indeksonline.

Për këto festa, gati është edhe familja e Dua Lipës.

Ka qenë nëna e saj, Anesa, ajo e cila në Instagram ka hedhur një video ku shihen se të gjithë së bashku, përpos Duas, kanë dekoruar pemën e Vitit të Ri.

Dua mungoi, pasi, po qëndron në New York./Indeksonline/