Futbollisti 30 vjeçar i Chelseas ende me mend të fëmijëve, përleshet me 16 vjeçarin e Tottenham

Futbollisti 30 vjeçar i Chelsea, Danny Drinkwater duket se ende është me mend të fëmijëve.
Ai sonte luajti për skuadrën U23 të Chelseas kundër Tottenham, transmeton Indeksonline.
Në minutën e 74-të, ai u ndëshkua me karton të kuq pasi u përlesh me lojtarin 16 vjeçar të Spurs, Alfie Devine.
Fatmirësisht për Drinkwaterin, skuadra e Chelseas arriti të shënoj fitore 3:2, duke e rikthyer rezultatin nga disavantazhi 0:2./Indeksonline/