75 Mall Live Search
12:23 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Bilanci i 24 orëve të fundit- Mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19 në botë

Në 24 -orët e fundit në botë raportohen mbi 102 mijë raste të reja me COVID-19.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga faqja botërore e statistikave worldometers.info.

Sipas kësaj faqeje, 73 milionë e 284 mijë e 174 persona janë infektuar me këtë virus në botë.

Ndërsa, 1 milion e 630 mijë e 307 persona kanë vdekur si pasojë e tij dhe 51 milionë e 425 mijë e 757 persona janë shëruar nga ai.

20 milionë e 228 mijë e 110 raste thuhet të jenë aktive me këtë virus në botë, nga të cilat 106 mijë e 449 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në të gjitha shtetet deri tani janë kryer mbi 220 milionë testime për këtë virus.

Vetëm në Kosovë, numri total i rasteve pozitive me COVID-19 është 46 mijë e 909 raste nga 164 mijë e 548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 203 raste të vdekjes.

Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të të shëruarve deri sot është gjithsej 34 mijë e 155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 551.