Astrit Kabashi del kundër rrënimit të Burgut të Gurrakocit: Nëse s’dini çfarë të bëni, të paktën mos rrënoni!

Aktori i mirënjohur kosovar, Astrit Kabashi, ka dalë me reagim ndaj vendimit për rrënimin e Burgut të Gurrakocit. Vendimi është marrë nga Komuna e Istogut dhe ka pasur reagime të shumta.
Astrit Kabashi, vjen pikërisht nga ky fshat i madh në Istog. Madje, vëllai i tij, Faruku dhe djali i axhës, Burimi, kanë qenë pjesë e të burgosurve në kohën e regjimit serb.
Aktori kosovar vlerëson se Istogu duhet të ndjekë shembullin e Prishtinës që burgun ta kthejë në muze. Ai kritikon komunën, duke thënë se nuk bën të rrënohet historia.
“Ky eshte burgu i Gurrakocit, nje burg i tmerrshem i ish regjimit, ne kete burg jane burgosur e maltretuar me mijera shqipetar para dhe gjate luftes, perfshi ketu edhe vllau im dhe djali i axhes Burimi e shume qytetar te komunes se Istogut! Komuna paska vendos me e rrenu, ky eshte nje gabim i madh. Ne Prishtine nuk u rrenua burgu, por u kthye ne muze, njejte duhet te ndodhe edhe me fatin e kesaj ndertese! Nese nuk dini cfare te beni, te pakten mos rrenoni! Mendoni me shume per vende te reja te punes” shkruan Astrit Kabashi në Facebook./Indeksonline/