75 Mall Live Search
15:41 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

17 të vdekur për 24 orë nga Covid

IKSHPK-ja, sapo ka publikuar raportin 24- orësh duke treguar se gjatë kësaj kohe janë raportuar 17 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (87, 86, 71, 61 vjeç), Gjilan 3 raste (66, 66, 61 vjeç), Gjakovë 2 raste (72, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (72, 71 vjeç), Istog 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prizren 1 rast (64 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç), Vushtrri 1 rast (70 vjeç).