75 Mall Live Search
17:27 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Skerdi lanson baladën “S’të falë”

Skerdi ka publikuar projektin e ri muzikor.

Skerdi Ago ka kohë që ka paralajmëruar projektin e tij të ri, i cili edhe kësaj radhe është i zhanrit baladë.

Ai fillimisht kishte dhënë një datë tjetër të kësaj kënge, por e shtyu për shkak të vrasjes së 25-vjeçarit, Klodian Rasha, në Tiranë.

Këngëtari sapo e publikoi këngën “S’të falë”, të cilën e solli të vizualizuar edhe me videoklip, që e punoi Floe Publishing.

Për tekstin dhe muzikën e këngës është kujdesur vet Skerdi, ndërsa producent ishte Big Band dhe e përcolli me kitarë, Astrit Stafaj.