75 Mall Live Search
19:42 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / C E

Gabimi i portierit është i pabesueshëm, por kundërshtari gabon me portën bosh

Ndeshja mes Corinthians dhe Sao Pualo, “Clássico Majestoso”, është një nga më të rëndësishmet e vitit në Brazil.

Kur kishin mbetur edhe 15 minuta nga fundi i ndeshjes, Sao Paulo ka rrezikuar të pësojë golin e dytë: portieri Tiago Volpi ka provuar të dalë nga zona e rreptësisë me topin në këmbë, që i është marrë nga kundërshtarët.

Një gafë që nuk është shfrytëzuar siç duhet nga Guilherme Camacho, i cili ka gabuar me portën bosh. Ndeshja ka dalë 1-0.