75 Mall Live Search
21:24 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Konjufca: Vetëvendosje nuk e kërkon postin e presidentit

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca thotë se ata nuk synojnë postin e presidentit. Ata synojnë shkuarjen në zgjedhje para zgjidhjes së presidentit.

Konjufca thotë se ata nuk do tu përgjigjen thirrjeve për bisedime lidhur me zgjidhjen e presidentit.

“Vetëvendosje e ka shumë kollaj sepse presidentin nuk e ka lyp kurrë”, thotë Konjufca në Rubikon.

“Nuk e kërkojmë në kuptimin që…ne me 30 nënshkrime mundemi me i mbledh edhe e qesim një president të VV’së, nuk është problem i madh ajo…mirëpo nuk është kuptimi aty me qit një president i cili shkakton njëfarë debati të mospajtimit në mes të forcave politike”, thotë ai.

“Paradoksale është me thënë dojnë ndryshim por ndryshimin pe pamundësojmë se pe zgjedhim presidentin e pastaj qeveria le të vazhdojë sa të dojë”, tha Konjufca.