75 Mall Live Search
23:37 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / C E

Ndërron jetë gazetari i njohur i sportit, ishte i infektuar me Covid-19

Në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë gazetari i njohur i sportit, Avni Shabani.

Ai dy javë më parë kishte dalë pozitiv me koronavirus, shkruan Indeksonline.

Shabani ka mbuluar rubrikën e sportit në Radio Kosovë për vite të tëra duke u bërë njëri nga veteranët më të shquar të kësaj fushe.

Gazetari i ndjerë u pensionua vetëm dy muaj më parë. /IndeksOnline/