Personazhi i njohur i YouTube ofron 50 milionë dollar për të dueluar ndaj McGregor

Jake Pauli, një personazh i njohur i YouTube, i ka ofruar 50 milionë dollarë Conor McGregorit për të dueluar midis tyre në një sfidë boksi.
Një shumë e majme kjo për irlandezin për t’u rikthyer në ring, ndërkohë që ai do të duelojë, më 23 janar në kafaz në eventin UFC-257 ndaj Dustin Poirierit.
23-vjecari Paul, ka zhvilluar 2 duele në ring dhe i ka fituar të dyja me KO, duke vërtetuar se është një boksier i mirë.
Gjithsesi, për momentin, McGregori nuk ka shfaqur asnjë interes për t’u përballur me një personazh mediatik si Jake Pauli.
Ndërkohë që, vëllai i Jaket, Logan Paul, edhe ai një personazh i famshëm në YouTube, do të duelojë në shkurt të vitit tjetër ndaj Floyd Mayweatherit në një duel “show”.
“I kemi dërguar Conorit një ofertë prej 50 milionë dollarësh për t’u përballur së bashku në ring. 50 milionë dollarë “cash”, shuma më e madhe që i është ofruar ndonjëherë, por me sa duket ai është i frikësuar nga unë”, tha Jake Pauli.