75 Mall Live Search
09:51 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / C E

Mediat e Beogradit shpërthejnë ndaj shqiptarëve: E shpikën deklaratën e Ibrahimovicit kundër Serbisë

Zlatan Ibrahimoviqi pritet të luajë në Beograd me Milanin kundër Zvezdës në ndeshjen e fazës së parë të eliminimit direkt të Europa League.

Mediat serbe kanë filluar të shkruajnë për ndeshjen, duke mos harruar të përdorin atë që dinë të bëjnë më së mirë: propagandën kundër shqiptarëve dhe Kosovës.

Mediumi i njohur serb, “Kurir”, ka bërë një shkrim, duke e pasur në radhë të parë një thënie të suedezit që vazhdimisht qarkullon në rrjetet sociale.

Kosova është Serbi po aq sa nëna ime është e virgjër”, citohet të ketë thënë Ibrahimoviqi në një deklaratë para ndeshjeve kualifikuese të Evropianit 2016.

Sipas “Kurir”-it, kjo është një shpikje që e bënë shqiptarët pasi Ibra është mik me Mihajloviqin, Stankoviqi dhe tenistin Djokoviq.

Ibrahimoviqi ka lindur në Malmë të Suedisë, por prindërit e tij janë nga ish-Jugosllavia. Nëna e tij Jurka është me origjinë kroate, ndërsa babai Shefik është boshnjak. /IndeksOnline/