75 Mall Live Search
10:07 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / C E

Politikanit ekstrem anglez i ndalohet hyrja në stadiume për katër vjet pasi grushtoi një tifoz

Federata Angleze ka vendosur që ta përjashtoj Stephen Yaxley-Lennon për katër vite nga të gjitha stadiumet pasi që u filmua duke e grushtuar një tifoz të Anglisë para ndeshjes së finaleve të Ligës së Kombeve në Portugali.

Aktivisti i ekstremit të djathtë nuk do të mund të ndjek Anglinë në të gjitha ndeshjet e Kampionatit Evropian dhe Kupës së Botës në vitin 2022 në Katar.

Pamjet e realizuara nga Mirror u përdorën nga Policia e Bedfordshire për të ngritur një çështje civile kundër Robinson këtë javë.

Stephen Christopher Yaxley-Lennon (lindur më 27 nëntor 1982), i njohur më mirë si Tommy Robinson, është një aktivist britanik i ekstremit të djathtë dhe anti-Islamist.

Ai është bashkë-themelues dhe ish-udhëheqës i Lidhjes Angleze të Mbrojtjes  dhe më vonë shërbeu si këshilltar politik i ish-udhëheqësit të UKIP Gerard Batten. /IndeksOnline/