Një kompani sigurimesh fiton tenderin për inaugurimin e Biden president, për 7.5 milionë dollarë

Ceremonia e inaugurimit të Joe Bidenit, do të mbulohet nga një kompani sigurimesh. Shërbimi sekret amerikan i ka dhënë tenderin kompanisë “Showcall Secutiry Services”.
7.5 milionë dollarë është çmimi, që do të fitojë kjo kompani për mbarëvajtjen e inaugurimit të Bidenit president.
Ceremonia e inaugurimit të presidentit këtë vit do të jetë më ndryshe nga heraët e të tjera. Numri i të pranishmëve do të jetë më i vogël për shkak të pandemisë, por siguria raportohet se do të jetë maksimale.
Kompania që ka marrë tenderin për inaugurimin e Bidenit, ka bërë gati siguri të jashtëzakonshme dhe do të jetë në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin sekret amerikan./Indeksonline/