Kush do të jetë James Bond i ri? George Clooney ka një të preferuar

George Clooney shprehu mendimin e tij se kush duhet të jetë Bondi i ardhshëm.
Clooney do të dëshironte të shihte aktorin Idris Elba në rolin e James Bondit, dhe ai e përjashtoi plotësisht veten nga ajo garë.

Ylli aktual 007 Daniel Craig njoftoi se filmi i tij i ardhshëm Bond, “No Time To Die”, do të jetë i fundit, i cili do të çojë në spekulime të forta rreth asaj se kush do ta zëvendësojë yllin filmik.
Thuhet se Tom Hardy, James Nortoni dhe Benedict Cumberbatchi janë në këtë garë.
“Unë do të jem 60 vjeç deri atëherë kështu që jam pak vonë për Bondin. Mendoj se Bondi duhet të jetë një britanik”, ka thënë Clooney./Indeksonline/