“Hankook” modifikon BMW 850 për Policinë e Gjermanisë

Gjermania krenohet për superveturat që i prodhon dhe kompanitë më të mëdha në Botë të prodhimit të veturave.
Hankook ka modifikuar një BMW 850i që do t’i dhurohet Policisë Gjermane, shkruan Indeksonline.

“Bisha” gjermane do të ketë një motor 4.4 benzin twin-turbo që do të prodhoj 625 kuaj fuqi.

Nga 0-100 kjo BMW mund t’i arrij në vetëm 3.2 sekonda me një shpejtësi maksimale deri 330 km/h.

Një veturë ideale për policinë e një shteti ku autostradat janë pa shpejtësi të kufizuar. /IndeksOnline/



