Bien çmimet e karburantit në Gjermani
Çmimet e karburanteve në Gjermani kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit.
Sipas të dhënave të publikuara nga platformat gjermane për monitorimin e karburanteve, një litër naftë po shitet rreth 1.66 euro, ndërsa benzina Super E10 rreth 1.74 euro dhe Super E5 rreth 1.80 euro për litër.
Rënia e çmimeve lidhet me uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe zbritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, çmimi mesatar kombëtar në Gjermani ka zbritur nën 1.90 euro për litër si për naftën ashtu edhe për benzinën E10, ndërsa në disa pika furnizimi çmimet janë edhe më të ulëta./Indeksonline/

