Fitores së Liverpoolit ndaj Tottenhamit i gëzohet edhe tifozi më i flaktë, Avdullah Hoti

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit, duel ky në kuadër të xhiros së 13’të në Premierligë.
Skuadra e Klopp e fituan këtë takim në 2:1, falë golave të shënuar nga Salah dhe Firmino e për Tottenhami realizoi, Son, shkruan IndeksOnline
Kësaj fitore si duket i është gëzuar edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi ai është tifoz i flaktë i “The Reds”.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shpërndarë fotografinë e skuadrës së Liverpoolit me rezultatin në të.