Arben Gashi: Nuk ka vullnet politik për të zgjedhur Presidentin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i ftuar në DPT te Fidani në T7, ka thënë është çështja e zgjedhjes së presidentit është bërë e komplikuar.
“Situata është që e kemi një koalicion që i ka 63-64 deputet. Kemi një kërkesë kushtetuese që për të zgjedhur Presidentin, duhet më marrin pjesë 81 deputet në votim, pavarësisht se si votojnë dhe kemi një sjellje të pa pranueshme të partive opozitare, PDK-së dhe VV-së, si dhe partnerit tonë qeveritarë Lista Serbe. Shikuar në tërësi nuk ka vullnet politik për të zgjedhur Presidentin”, ka thënë Gashi.
Sa i përket paralajmërimeve për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, Gashi ka thënë se nëse nuk ka vullnet për të zgjedhur presidentin, kjo nuk varet nga asnjë subjekt politik, sepse nëse nuk zgjidhet Presidenti, jemi të obliguar brenda 45 ditëve të shkojmë në zgjedhje.