75 Mall Live Search
09:36 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / C E

Conte komenton kritikat e Gattusos: Në kësi ndeshjesh vlejnë 3 pikët që fut në xhep

Një tjetër fitore për Interin, i cili, megjithëse vuajti jashtëzakonisht shumë, mundi Napolin me rezultatin 1-0 dhe grumbulloi tri pikë të tjera të çmuara, duke u afruar me kryesuesit e Milanit.

Ajo kundër napolitanëve, e komentuar nga Antonio Conte në mikrofonat e “Sky Sport’, ishte një sfidë e vështirë.

“Skuadra ndjeu rëndësinë dhe peshën e kësaj ndeshje dhe në fund mori atë që deshi. Fitimi në shtëpi e këtij lloji të ndeshjeve është e rëndësishme në një nivel mendor. Ekipi duhet të mësojë të vuajë”.

Gattuso, midis një goditjeje dhe tjetrës sulmoi arbitrin Massa për dëbimin e Insigne me karton të kuq, ndërsa tha: “Unë dhe Conte e kemi bërë lojën të shëmtuar”.

Trajneri zikaltër përgjigjet: “Ai ka të drejtë. Kishte respekt të madh e të ndërsjellë, ishte një ndeshje taktike. Ne u përgatitëm pas përplasjeve të drejtpërdrejta me Napolin sezonin e kaluar, si në kampionat, ashtu edhe në Kupën e Italisë. Por këto janë lojëra që duhet t’i fitosh. Dhe nëse mundesh, merr tri pikët dhe futi në xhep. Strategjia e tyre ishte të zbrisnin me kundërsulm, të vidhnin topin dhe të rifillonin me Lozanon dhe Insignen. Në pjesën e parë u përpoqëm t’i mbanin larg, por ishin të mirë të dilnin me skema të përgatitura”.