Komuna e Mitrovicës zë vendin e parë në nivel vendi për përformancë në mjedis të pastër

Komuna e Mitrovicës, është radhitur e para në nivel të Kosovës me gjithsej 80 pikë për performancën më të mirë në kuadër të grantit të përformancës – Mjedisi i Pastër.
Ky grant është ndarë për komunat të cilat u janë nënshtruar tri kritereve të qasjes si edhe janë vlerësuar për tre indikatorë të qeverisjes së mirë, të nxjerra nga sistemi i menaxhimit të përformancës komunale në MAPL si dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave.
Komuna e Mitrovicës në rundin e dytë të skemës së grantit të përformancës – Mjedisi i Pastër, pas procesit të vlerësimit të kritereve dhe indikatorëve të përformancës është radhitur ndër komunat fituese me vendin e parë duke u shpërblyer me grant në vlerë prej 235.647.00 eurosh.
Me këtë rast, kryetari Agim Bahtiri, falënderon përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe të GIZ-it, që Mitrovicën e kanë radhitur në vendin e parë për nga performanca mjedisore.
“Mitrovica me shumë meritë është radhitur e para, falë punës dhe përformancës së lartë. Ne çdo ditë e me shumë po punojmë për një Mitrovicë të pastër e të ardhme evropiane për të gjithë qytetarët e saj”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.