Finalja e Kupës së Kosovës në Turqi? Përgjigjet Prishtina

Finalja e Superkupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Dritës është dashur të zhvillohej në fillim të këtij sezoni.
Por për shkak të pandemisë Covid-19 dhe orarit të ngjeshur në Superligë, kjo ndeshje ende nuk është zhvilluar.
Dy klubet e kanë diskutuar mundësinë e zhvillimit të finales në Turqi, por aksionari kryesor i Prishtinës, Rahman Haradini thotë se kjo ka qenë vetëm ide dhe nuk ka asgjë konkrete.
“Si ide ka qenë e diskutuar por ende nuk është vendosur asgjë. Asgjë nuk ka konkrete veç ka qenë si propozim. Varet nga Federata, sepse ata e organizojnë” deklaroi Haradini për Indeksonline.
Drita dhe Prishtina do të ballafaqohen në fundjavë, në kuadër të Superligës për ndeshjen e mbetur të javës së 3-të.
/Indeksonline/