Kjo ishte vota e Ujkanit për futbollistin dhe trajnerin më të mirë të viti, zgjedhur nga FIFA

Sot në Cyrih të Zvicrës u mbajt ceremonia e më të mirëve të vitit 2020, të zgjedhur nga FIFA.
Sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski pranoi çmimin e futbollistit më të mirë për vitin 2020 me plotë 56 për qind të votave, shkruan IndeksOnline
Ku pjesë e këtij votimi për futbollistin dhe trajnerin më të mirë ishin edhe Samir Ujkani si kapiten i Kosovës dhe trajneri, Bernard Challandes.
Ujkani e kishte këtë renditje për futbollistin më të mirë: Lewandowski, Ronaldo dhe De Bruyne.
Trajneri më i mirë: Klopp, Flick, Zidane.