Kosnett kosovarëve: Keni gjëra të përbashkëta me amerikanët

Kampanjës së ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj, i është bashkangjitur edhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Philip Kosnett, shkruan IndeksOnline.
Përmes një videoje sensibilizuese për qytetarët e Kosovës, Kosnett ka bërë thirrje që në këtë sezonë të dimrit të respektohen masat.
Ai ka thënë se populli i Kosovës dhe ai amerikan kanë shumë gjëra të përbashkëta.
“E di që jeni lodhur të gjithë duke dëgjuar për COVID-19, por është e rëndësishme. E duke pasur dimrin përpara, është me rëndësi se kurdoherë që të punojmë së bashku për ta ruajtur veten, familjen dhe shoqërinë. Populli i SHBA-ve dhe Kosovës kanë shumë gjëra të përbashkëta. Jemi të fortë, të qëndrueshëm, s’duam të jemi të frikësuar nga virusi”, tha ai./IndeksOnline/