75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Dikur superyll te Arsenali, më pas e “djegu” Barçën, shikojeni ku ka përfunduar Song

Alexander Song dikur ishte një nga mesfushorët më të mirë në Evropë. Që nga transferimi i tij te Arsenali në vitin 2006, ylli i Kamerunit ishte i pazëvëndësueshëm dhe nga më të mirët në Premierligë.

Forma e tij e mirë të topçinjtë bëri që Barcelona në vitin 2012 të paguaj afro 20 milionë euro për të. Por, ky doli se ishte momenti më i keq për Song në karrierë. Që nga transferimi i tij te Barcelona forma dhe karriera e tij mori teposhtëzen.

Song dështoi totalisht në La Liga, për tu kthyer si huazim më pas te West Ham. Më pas e provoi veten pa sukses edhe në Rusi e Zvicër, por që asnjëherë më nuk shkëlqeu.

33 vjeçari tani ka rënë aq poshtë, sa që zor ta gjesh edhe në Google.

Ai është transferuar te skuadra nga Xhibuti, Arta Solar 7. Ky është një nga kampionatet më amatere në botën e futbollit dhe kalimi i Song te kjo skuadër është një konfirmim se karriera e kamerunasit ka mbaruar./Indeksonline/