Liburn Aliu: Ardhja e Driton Selmanajt në Kuvend është provokim me vetëdije, nuk e pranojmë atë

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu, ka treguar për reagimin që bënë në Kuvend deputetët e partisë së tij me të hyrë në sallë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
Ai ka thënë se ky veprim i tyre ishte demokratik dhe se partia e Isa Mustafës e ka ditur mirë se do të kishte reagim nga Vetëvendosje.
“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë për Driton Selmanajn, ai është i papranueshëm në seancë, e kjo ka të bëjë me deklaratat e tij për personat e pagjetur, duke thënë se kjo temë është ezauruar. Prezenca e tij është provokim me vetëdije pasi e kanë pasur parasysh qëndrimin tonë më herët”, tha Aliu
Ai theksoi se edhe në orën 14:00 kur pritet të vazhdojë seanca në rast se Selmanaj shfaqet në sallë, do të veprojnë njësoj.