Dua Lipa përherë shfaqet si yll, edhe para pemës së Krishtëlindjeve!

Ylli i muzikës, Dua Lipa, ka pasur një muaj të ngarkuar, duke performuar në disa shfaqje të ndryshme.
Lipa ka gjetur kohë që të realizonte disa poza para pemës së Krishtëlindjeve me rastin e festave të fundvitit, shkruan IndeksOnline.

25-vjeçarja, ka zgjedhur një veshje unike, me margaritarë të qëndisura duke shkëlqyer e gjitha.
Ajo njëherësh ka bërë një kombinim me triko dhe këpucë me taka identike, të cilat kishin lule margarite të veshura me xhevahirë./IndeksOnline/
