Klopp tregon kur do të kthehet Shaqiri në stërvitje

Lista e futbollistëve të lënduar te Liverpooli vazhdon të jetë shumë e gjatë.
Përveç Virgil van Dijkut e Joe Gomezit, që kanë lëndime më serioze, jashtë aksionit vazhdojnë të jenë, Thiago Alcantara, Xherdan Shaqiri e James Milneri.
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ka theksuar në një konferencë shtypi se Shaqiri, Thiago e Milneri pritet të kthehet në stërvitje javën e ardhshme.
Liverpooli luan ndaj Crystal Palaces të shtunën në Selhurst Park.
“Të kuqtë” janë liderë në Premier Ligë me 28 pikë.
/Indeksonline/