75 Mall Live Search
14:14 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / A. A

Kryeziu dhe Kololli duan të largohen nga Zurichu

Dyshja kosovare e Zurichut, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli janë duke kërkuar klube të reja.

Kontrata e tyre skadon në përfundim të këtij edicioni, përkatësisht në qershor të vitit 2021.

Burime të Indeskonline, bëjnë të ditur që Zurichu nuk do t’ia vazhdojë kontratën Kryeziut, pasi ka siguruar shërbimet e Blerim Xhemajlit.

Ndërsa Kryeziu dëshiron të transferohet në Turqi dhe aktualisht është në negociata me disa klube atje.

Gjatë këtij edicioni, 27-vjeçari ka luajtur 7 ndeshje dhe vetëm 3 si startues.

/Indeksonline/