Driton Selmanaj reagon me një fotografi pas ‘zhurmës’ së VV-së në Kuvend

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zhvillimet që ndodhën sot në Kuvendin e Kosovës.
“Të fala nga Shtëpia e Madhe! LDK✌️”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Kujtojmë që sot LVV-ja nuk lejoi mbajtjen e seancës ku prezent ishte edhe Selmanaj.
Duke protestuar ata u shprehën kundër qëndrimit të Selmanajt në seancë kjo për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.
