Ndodhë në Dubravë, kapet personi që tentoi të ja dërgonte një telefon të burgosurit duke e fshehur në kulet

Shërbimi Korrektues i Kosovës në orët e mëngjesit të sotëm ka ndaluar një person që po tentonte fshehurazi të ja dërgonte një telefon mobil një të burgosurit.
I dyshuari e kishte fshehur telefonin në kulet. Por, SHKK ka kohë që po e heton personin në fjalë, pasi edhe në të kaluarën është dyshuar për veprime të tilla, transmeton Indeksonline.
Komunikata e plotë e SHKK-së për rastin:
SHKK vazhdon fuqishëm luftimin e kontrabandës
Sot rreth orës 07:40 në Qendrën Korrektuese në Dubravë ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.
Oficeret korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se H.L oficer korrektues në QK Dubravë, kishte të fshehur në kuleten tij një telefon mobil, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendres. I njëjti, për veprime të tilla ishte duke u hetuar për një kohë të gjatë.Me të hetuar kete veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç,rast kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar.Lidhur me rastin janë njoftuar Policia, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedure e brendshme disiplinore.
Vetem brenda pak ditësh SHKK ka kapur dy zyrtarë duke tentuar të fusin kontraband brenda Qendrës Korrektuese të Dubravës.Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, korrupsionit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese nga dukuritë dhe veprimet e tilla.