Rastet e koronavirusit në Angli rriten më shumë se 50% në një javë

Britania e Madhe ka regjistruar numrin e saj më të lartë ndonjëherë të infeksioneve ditore të koronavirusit ndërsa rastet u rritën me më shumë se 50 përqind në një javë.
Kishte 35,928 raste të reja Covid-19 në Britani të dielën dhe 326 vdekje brenda 28 ditëve nga një test pozitiv për virusin, më i ulët se 534 i regjistruar të shtunën, transmeton Indeksonline.
Qeveria ka ashpërsuar kufizimet në Londër dhe juglindje të Anglisë në përpjekje për të frenuar përhapjen e një varianti të ri, me përhapje të shpejtë të virusit.