75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 20 Dhjetor 2020 / Blerim

Murati: Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata

Mërgimtarët që nga vende të ndryshme janë duke ardhur për pushime në Kosovë, janë duke u përballur me pritje të gjata nëpër pikëkalimet kufitare në Evropë.

Para se të hyjnë në vendlindje duhet të paguajnë Kartonin e gjelbër, mirëpo, ky i fundit do të jetë falas deri më 31 dhjetor, të cilin ua paguan qeveria.

E, përmes një postimi të bërë në FB, ka reaguar, deputeti nga VV, Hekuran Murati.

Ky i fundit, ka thënë se çdo polisë është e paguar deri më 31 dhjetor, ndërsa kushdo që u merr para mërgimtarëve është duke i vjedhur ata.

Ky është postimi i tij:

3 milionë euro i kemi nda në buxhet për pagesën e kësaj tarife për të gjithë mërgimtarët që vijnë në Kosovë.

Çdo polisë e lëshuar para datës 31 dhjetor është e mbuluar. S’ka lidhje nëse data e kthimit është përtej 31 dhjetorit, me rëndësi që data e hyrjes duhet të jetë deri më 31 dhjetor. Kushdo që u merr para mërgimtarëve është në fakt duke i vjedhur ata.

Matrapazët duhet të japin llogari për këtë vjedhje!