75 Mall Live Search
07:13 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / Blerim

Gjermania nga mesnata pezullon lidhjet ajrore me Britaninë


Gjermania do të pezullojë lidhjet ajrore me Britaninë “nga mesnata”, tha Ministri i Shëndetësisë të Dielën, duke ndjekur gjurmët e Belgjikës dhe Hollandës pasi një tip i ri më infektiv i koronavirusit u shfaq në MB, transmeton Indeksonline.

Një burim qeveritar i kishte thënë më parë AFP se kufizimi mund të miratohet nga i gjithë Bashkimi Evropian me 27 anëtarë dhe se vendet po diskutojnë gjithashtu një përgjigje të përbashkët mbi lidhjet detare, rrugore dhe hekurudhore me Britaninë. /Indeksonline/